Jo apatisë dhe luhatjes së humorit
Shumë njerëz gjatë jetës së tyre bien pre e luhatjes së humorit dhe gjendjes shpirtërore. Ata ia dorëzojnë plotësisht të ardhmen e rrjedhës së jetës dhe kushteve. Nëse rezultati është i gëzueshëm, inkurajohet, mbushet me shpresë dhe optimizëm, planifikon dhe punon, e në të kundërt, nëse erërat fryjnë në drejtimin e padëshiruar, heq dorë nga puna, e ardhmja dhe jeta normale. Kjo është një e metë dhe sjellje që pikaset kryesisht tek dembelët dhe apatikët. Ajo është arratisje drejt të shkuarës, është indiferencë vrasëse e energjive dhe kapaciteteve që mundësojnë ndryshimin, një nga mirësitë e Zotit.
Ftuesi dhe frika e kohës
“Nuk ka më punëmirë se ai që fton në rrugë të Allahut, punon punë të mira dhe deklaron se është mysliman”. Kuran.
Nderi më i madh material që mund t’i bëjë njeriu njeriut është ta lirojë nga robëria. Këtë ka pohuar Profeti Muhamed (a.s) kur është pyetur për kompensimin e mundit të prindërit nga ana e fëmijës. Ndaj këtij nderi material njeriu do të ndjehej gjatë gjithë jetës së tij borxhli për arsye se lirimi nga robëria i kthen njeriut cilësinë e plotë të qenit njeri.
Ftesa në rrugë të Allahut e shoqëruar me veprën e mirë dhe me deklarimin të identitetit, na paraqitet në Kuran si vepra më e mirë tek Zoti i gjithësisë. Adeti Kuranor që konsiston gjithmonë në respektimin e kapacitetit logjik human ia ka lënë deduktimin e arsyes, logjikës së shëndoshë.
Përshkrimi i xhenetit
Qëllimi i çdo njeriu në këtë botë është të jetojë i lumtur. Secili prej nesh kur vepron diçka, ka si qëllim që të arrijë lumturinë. Edhe kur u bën mirë njerëzve të tjerë, e bën pasi tek gëzohen ata, ndjen gëzim dhe ai. Paratë në vetvete nuk të bëjnë të lumtur, por të mirat materiale që sjellin paratë na bëjnë të mendojmë që aty mund të gjejmë lumturinë. Dikush e sheh lumturinë tek fëmijët e mbarë dhe të respektueshëm. Një sportist e sheh lumturinë në arritjen e rezultateve sa më të larta dhe duke u bërë yll sporti.
Koncepti i kauama-s (Autoritetit të burrit)
Ai është një koncept i cili bazohet në ajetin:”Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre.” (Nisa, 34)
Disa njerëz, mendojnë se me këtë autoritet (kauama) të cilin Zoti ua ka njohur si të drejtë burrave, i është bërë padrejtësi dhe është fyer gruaja. Sipas tyre, ai është një tregues i qartë i mungesës së barazisë së pretenduar mes burrit dhe gruas një ligjet dhe dispozitat e sheriatit.
Në fakt, nuk është ashtu siç kanë aluduar, gjë të cilën do e shtjellojmë në disa pika si më poshtë:
Pse frika nga Islami?
Hutbeja e parë
Falënderimi i takon Allahut që na begatoi me Islam, Iman dhe Kuran. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.
Marrëdhëniet me jomyslimanët
Shpeshherë, marrëdhëniet mes myslimanëve dhe jomyslimanëve bëhen objekt bisede dhe shumë njerëz i shohin këto marrëdhënie të kufizuara vetëm në tre opsione: E para, jomyslimanët duhet të pranojnë Islamin, e dyta, jomyslimanët duhet të paguajnë xhizjen (taksë vjetore) dhe në të kundërt, mbetet opsioni i luftës. Në fakt, ky është ndër gabimet dhe gafat, që duhen korrigjuar dhe rishikuar, sepse të tre opsionet e lartpërmendura janë të vlefshme për ushtritë, atë myslimane dhe ajo jomyslimane. Pra, këto tre opsione dhe alternativa, rregullojnë raportin mes dy ushtrive në sheshin e betejës. Për shkak të rezervave të shumta që Islami ka ndaj luftës, beteja fillon, vetëm pasi ushtria kundërshtare të ftohet për të pranuar Islamin. Nëse refuzojnë të konvertohen në myslimanë, atyre u kërkohet të paguajnë xhizjen, në këmbim të garancisë së jetës dhe pasurive. Nëse e refuzojnë edhe këtë alternativë, atëherë është sheshi i betejës, ai që vendos.
Milingona, bretkosa dhe Sulejmani a.s.
Kjo është një ndër rrëfenjat e shumta që tregohen rreth profetit të Zotit, Sulejmanit a.s. Siç dihet, ai gëzonte aftësinë për të komunikuar me gjallesat e tjera.
Thuhet se një ditë Sulejmani a.s qëndronte ulur në breg t liqenit. Në një moment ai sheh një milingonë me një kokër gruri duke e transportuar drejt liqenit. Me të mbërritur në breg, del një bretkosë e cila hap gojën ku hyn milingona. Mandej, bretkosa zhytet në ujë, ndërkohë që Sulejmani zhytet në mendime i çuditur nga ajo që i panë sytë. Më vonë, bretkosa doli sërish në breg, hapi gojën dhe milingona kërceu jashtë, por pa kokrrën e grurit.





